Debat shkencor i akademikëve, një pjesë e tyre pro marrëveshjes së Prespsës

0

Marrëveshja e Prespës është një praktikë e re e mënyrës së lidhjes së marrëveshjeve evropiane me qëllim të riafirmohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe është e pranueshme nga pika e parë deri te pika e fundit e saj, mendon akademiku Vllado Kambovski. Marrëveshja përmban një element imperativ sipas parimeve të Kombeve të Bashkuara, që do të thotë se ajo patjetër duhet të zbatohet. Ratifikimi i marrëveshjes do të thotë fillim i partneritetit strategjik, gjë që nënkupton edhe më shumë punë, theksoi akademiku Kambovski. Marrëveshja është kusht kryesor për fillimin e negociatave me NATO dhe BE në qershor të vitit të ardhshëm.

“Dispozita 1 e nenit 3 e përcakton statusin e nënshtetësisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë si maqedonase, jo si nënshtetësi maqedonase veriore”, tha Vllado Kamboski, Akademik.

Sipas akademikut Popovski, nuk mund të arrihej një marrëveshje më të mirë se kjo. Sipas tij, kjo marrëveshje paraqet mundësi për të dalë nga pasiguria politike dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Popovski tha se kjo qeveri është qeveria e parë e cila guxoi që ta bëjë këtë hap përpara, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e Greqisë në lidhje me këtë çështje.

“Marrëveshja mund të konsiderohet si asimetrike, dominante, ku njëra palë pranon më shumë obligime dhe është në pozitë nënshtruese, për shkak se dëshiron ta arrijë qëllimin dhe të hyjë në NATO dhe BE, gjë që është e pamundur pa pajtimin e palës tjetër, Greqi”, u shpreh Vllado Popovski, Akademik.

Maqedonia merr pjesë në negociatat si subjekt, kësaj here nuk vendos askush tjetër në emrin e saj, tha akademiku Nano Ruzhin. Sipas tij, nga aspekti gjeopolitik, marrëveshja do të thotë stabilizim të relacioneve bilaterale mes Maqedonisë dhe Greqisë si dhe për të gjithë rajonin.

“Kjo marrëveshje dhe marrëveshja me Bullgarinë, i shoh si një tërësi. Shpresoj se kjo praktikë do të vazhdojë edhe me fqinjët tjerë. Në këtë mënyrë, Maqedonia bëhet lider i paqes së Ballkanit Perëndimor”, tha Nano Ruzhin, Akademik.

Pikërisht kjo është arsyeja për zhvillimin e debatit shkencor në ASHAM, në temë – “Marrëveshja e Prespës – rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet ndaj procesit të euro – integrimeve të RM-së”. Do të marrin pjesë akademikë, shkencëtarë, përfaqësues të pushtetit dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në RM, mes të cilëve: Kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti, kryeministri Zoran Zaev, ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, zv/kryeministri i Qeverisë së RM-së, Bujar Osmani dhe ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli.

https://www.youtube.com/watch?v=vblyaDc9gnA