Ahmeti: Nuk jemi jetim, kemi një komb një gjuhë

0

I pyetur, se çfarë ndodhë nëse Kosova dhe Serbia zgjedhin çështjen e kufijve, çfarë do të ndodhë me shqiptarët e Maqedonisë, Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin “Opinion” ka thënë se, negociatat nuk bëhen përmes konferencave, por me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë, njofton Medial.mk.

“Ende nuk ka bisedime siç duhet, negociatat nuk bëhen përmes emisioneve, tryezave e konferencave, ato bëhen me njerëz kompetent, pa përzierjen e faktorit ndërkombëtarë nuk ka zgjidhje të territoreve”, ka thënë Ahmeti.

Sa i përket çështjes së bashkimit Shqipëri Kosovë dhe, se, me këtë shqiptarët e Maqedonisë do të ndiheshin jetimë, konkretisht si do ta pranonin këtë gjë maqedonët, Ahmeti ka shtuar se “Nuk jemi jetim, sepse neve flasim të njëjtën gjuhë të cilën e kemi të garantuar me ligj, kemi të njëjtin flamur, kemi të njëjtin komb. Raportet Shqipëri Maqedoni janë të mira. Mendoj se popullata maqedonase do të jetë më e sigurt, sepse jemi të vetmit që ua pranojmë gjuhën, kulturën e kombin”, ka shtuar Lideri i BDI-së Ali Ahmeti./Medial.mk/