Dëshmia tronditëse e deshmitarit C1 për natën e 27 Prillit: 3 persona kishin armë…

0

Më 27 prill 2017, Jane Çento ka qenë në komunikim me Ninxhën përmes Viberit. Çento e ka pyetur për situatën në Shkup. Ninxha është përgjigjur se situata është “keq”. Çento ditën në fjalë, rreth orës 16:00 ka marrë makinën e nënës së tij dhe është nisur për në Shkup.

Ndërsa në Shkup grupi i tij kishte ardhur tashmë dhe u takuan në një kafene të GTC-së. Më vonë ata u shpërndanë dhe u takuan me Ninxhën në lokalin Dion. Unë e di që të gjithë shkuan veçmas në Kuvend jo bashkë.
Me grupën e tij kishte ardhur edhe Dimçe Hristovski “Zhaba”. Gjatë mbrëmjes së 27-it, “Zhaba” ishte humbur në Parlament. Çento pastaj e telefonon për tu ribashkuar brenda në Kuvend.

Më lejoni të përmend se Jane Çento, Igor Jug dhe “Zhaba” kishin armë kur hynë në Kuvend. Në një moment, Igori dhe “Zhaba” nxorrën pistoletat, nuk a kishin ndërmend të qëllojnë në atë moment, por e di se vetëm Jane Çento nuk e nxori armën.

Ata kishin për qëllim të vrisnin Zoran Zaevin, Damjan Mançevskin dhe Zijadin Selën. Unë e di se Çentoja i goditi me diçka të zezë, ndonjë gjësend të zi i goditi deputetët.

“Qëllimi ishte të vriten Zaevi dhe Sela”, – tha dëshmitarit gjatë procedurës paraprake, i cili për shkak të rrezikut për sigurinë e tij do të mbrohet dhe do të dëshmojnë si dëshmitar i mbrojtur C1.

-Jane Çento ishte non-stop në komunikim me Mitko Çafkov prej të cilit ka marrë udhëzime se si të veprohet nëse do ketë nevojë të hyjnë në Kuvend. Çavkovi e kishte udhëzuar që në Kuvend pasi të hyjnë të bllokojnë kamerat e sigurisë dhe për këtë e kishte udhëzuar saktësisht se ku të shkojnë dhe çka duhet të bëjnë.

Të nesërmen, më 28 prill në Prilep u mblodhën pjesëmarrësit nga mbrëmja e mëparshme në Kuvend: Jane Çento Igor Jug, “Zhaba”, Goran Angellov “, – shpjegon dëshmitari i mbrojtur