Tevdovski në vizitë në “Pekabesko”: Interes nga kompanitë për 100 milionë eurot nga Banka Investuese Evropiane

0

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski gjatë vizitës së tij në qendrën prodhuese-logjistike të Pekabeskos tha se “100 milionë eurot nga linja e lirë kreditore nga Banka Investuese do të përkrahin shumë kompani”.

Tevdovski theksoi se Qeveria përmes kësaj linje kreditore, por edhe përmes një numër masash të reja angazhohet të sigurojë qasje në kapital për këto ndërmarrje, për investime të reja dhe vende të reja të punës.
Siç informoi Dragan Martinovski, drejtori kryesor ekzekutiv i Bankës së Maqedonisë për përkrahjen e zhvillimit të Bankës Maqedonase për Përkrahjen e Zhvillimit, mjetet e linjës së re kreditore e cila sot u nënshkrua marrëveshja ku do të plasohen në 20 këste të cilat duhet të tërhiqen në dy vitet e ardhshme.

“Mjetet do të plasohen si te i kaluari me kushte më të mira dhe nuk do të tejkalojnë 3.5% për përdoruesit përfundimtarë”, tha Martinovski.

Kompania “Pekabesko” me pesë milionë euro nga linjat e lira kredotre nga BIE, ka ndërtuar fabrikë të re ku punojnë 160 punëtorë, me çka numri i përgjithshëm i punëtorëve në kompani tejkaloi 470 të punësuar.

Përkrahja e Bankës Investuese Evropiane gjatë viteve të kaluara kontribuoj të krijohen 6000 vende të punës në thuajse 2000 kompani të vogla dhe të mesme.