Stuhia “Florence” arrin në Karolinë të SHBA-së

0

Uragani Florence ka nisur në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka arritur afër bregdetit të Karolinës, në Shtetet e Bashkuara, çka ka rezultuar me vërshime dhe mungesë të energjisë eletrike.

Nga sot pritet rritje e stuhive të rrezikshme në Karolinën Veriore dhe Jugore, pasi uragani lëviz drejt tokës me shpejtësi prej 150 km/h. Më shumë se 100 mijë shtëpi tashmë janë pa energji, ndërsa kushtet e motit vazhdojnë të përkeqësohen.

Më shumë se një milion njerëz përgjatë brigjeve të Karolinës së Veriut, Karolinës së Jugut dhe Virxhinias janë urdhëruar që të evakuohen./21Media