Telekomi i Maqedonisë së shpejti do të ofrojë shërbimet e para 5G

0

Sipas Telekomit të Maqedonisë deri në fillim të vitit 2020 Telekomi do të ofrojë shërbimet e para komerciale 5G në tregun e Maqedonisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë, Nikolla Ljushev, gjatë prezantimit të mundësive që ofron kjo teknologji, theksoi se Telekomi është i gatshëm dhe i pozicionuar në mënyrë strategjike sa i përket teknologjisë 5G në Maqedoni.

“5-G si pjesë integrale e revolucionit të katërt industrial do të përmirësojë proceset afariste, do të jetë bazë për aplikimin e shërbimeve të reja që nuk i kemi parë deri më tani, komunikimet ultra të besueshme në fushën e e-mjekësisë dhe operacionit në distancë”,deklaroi Nikolla Ljushev, Drejtor Ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.

Çka në fakt është 5G?

Shpjeguar më së thjeshti, 5G është gjenerata e pestë e rrjetit të internetit për telefona “mobile netëorking”. Ajo vie pas 3G dhe 4G/LTE që shënuan zhvillime të mëdha në shpejtësinë e internetit.

Mirëpo, 5G nuk do të ndikojë vetëm në shpejtësinë e internetit. Ajo do të mundësojë të krijohen mjete të reja teknologjike shumë më të sofistikuara, siç janë smartfonët dhe veturat “seli-driving”.