A do të ketë hakmarrje për humbjet ose do tërhiqet “arusha në shpellë”

0

Mediat izraelite duke analizuar rrëzimin e avionit rus “IL-20” e pranuan se një pjesë të përgjegjësisë e mban edhe Izraeli, dhe tani frikësohet se Siria mund të vendos sistem të mbrojtjes ajrore “S-300”.

Tani Izraeli është i shqetësuar për thashethemet për vendosjen e mundshme të sistemeve anti-ajrore të Rusisë “S-300” në Siri, e cila dukshëm do të pengojë operacionet ushtarake izraelite në rajon. Sistemi anti-ajror rus “S-300” lufton me efikasitet të lartë avionët luftarak të cilit do qoftë shteti.

Heshtja e Putinit çka do të thotë?

Mediat aziatike analizojnë sjelljen e Putin. Heshtja ka dy kuptime, do të trazohet arrusha për ndërhyrje me konkrete në Siri dhe kufizim të veprimit izraelit apo do të qëndroj heshtur dhe do të furnizojë Sirinë me sisteme anti ajrore.

Putin humb kontrollin edhe në shtetet e Ballkanit, Mal i zi është i humbur më, në drejtim të njëjtë shkon edhe Serbia me Maqedoninë. Posaçërisht kjo e fundit e cila hap pas hapi do ti afrohet strukturave EuroAtlantike. Kjo situatë do të godasë tejmase reputacionin e brendshëm të Presidentit Rus, i cili së bashku me Lavrov kanë gëzuar reputacion të lartë pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina.

Për shkak të praktikës së kaluar, incidenti me armatën Turke, ku Rusia vendosi sanksione eknomike dhe tregtare, edhe kësaj rradhe mund të ndodh që Putin të hesht, por me këtë rast do të bjer ndjeshëm rejtingu i Rusisë si një Fuqi botërore. Askush nuk i frikohet arrushës, prandaj lirisht mund të tërhiqet në shpellë.