Kançeska-Milevska së bashku me Artan Grubin për “kafe” te zyra e Nikolla Todorovit (Foto)

0

Ish-ministrja e Kulturës nga VMRO-DPMNE dhe aktualisht deputete, Elizabeta Kançeska Milevska, sot, është vërejtur në vendbanimin Kapishtec, së bashku me deputetin e BDI-së, Artan Grubi, njofton Joci.mk, përcjell Infomagazin.

Dëshmitarët okularë thanë se të dy kishin lëshuar zyrën e avokatit të ish-ministrit për Shëndetësi, Nikolla Todorov dhe më pas janë larguar me automjetin “Audi” i drejtuar nga Grubi.

Ish-ministrja është tashmë në bankën e të akuzuarve si një e dyshuar në procesin e PSP-së për projektin “Shkup 2014”, ndërsa dy ditë më parë, edhe Todorov mori një akuzë për keqmenaxhim financiar në kohën kur ai ishte ministër. Për çfarë janë takuar Grubi i BDI-së me ish-zyrtarët e VMRO-DPMNE-së, mbetet të sqarohet në ditët në vijim. /Infomagazin/