“Vendosja e kuotave për importimin e çelikut të mos jetë demotivuese për kompanitë vendore”

0

Vendim i BE-së për vendosjen e kuotave për importimin e çelikut të mos jetë demotivues për kompanitë vendore, porositi kryeministri Zoran Zaev dhe i inkurajoi të vazhdojnë me planet e tyre për vitin 2019, ndërsa vendime gjithmonë mund të gjenden, njofton AIM, përcjell Infomagazin.

“Fokusi i Qeverisë mbetet komplet i drejtuar tek mbështetja e këtyre kompanive dhe me të vërtetë nuk duhet panik i veçantë. Bëhet fjalë për mesataren e tre viteve të fundit, e rritur për pesë për qind. Problemi është se tani është kuota dhe kompanitë në përgjithësi kanë frikë nga njëra tjetra që dikush mos e zë edhe pjesën e kompanive të tjera dhe ne këtu mund të menaxhojmë. Dhe gjithsesi, u qëndrojmë në dispozicion, të jemi servis për ta. Kemi edhe kuotë plotësuese, atë globale, të cilën nëse cilido vend nuk e shfrytëzon ne do të mund ta shfrytëzojmë shtesë. Problemi është që përmes kuotave nuk mund të plotësohen ato plane ambicioze, të cilat janë bërë nga kompanitë, ndërsa të cilat janë shumë më të mëdha nga mesatarja prej tre viteve të kaluara. Këtu qëndron problemi. Por, besoj se këto plane kanë tendenca dhe dëshiroj t’i inkurajoj të vazhdojnë me planet e tyre, çdo herë do të gjenden zgjidhje”, tha kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për prezentimin e projekteve të thirrjes së parë të shtyllës së tretë të Planit për rritje ekonomike.

Potencoi se Maqedonia shkëlqen në sytë e BE-së dhe se çdo herë duhet të kemi mirëkuptim.

“Për këtë punoi nënkryetari Koço Angjushev, punoi zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe personalisht kam biseduar me kryetarin e KE-së, Zhan Klod Junker. Të gjithë së bashku punojmë në këtë temë dhe ambasada jonë në Bruksel është tërësisht e përkushtuar ndërsa kanë një pjesë edhe kompanitë dhe ekipet e avokatëve. Kaloi edhe pjesa e kontrolleve inspektuese nga BE-ja ndaj kompanive vendore dhe besoj se në fund e gjithë kjo nuk guxon të mbetet demotivuese për vetë kompanitë. Kështu që qindra milionë apo 200 milionë euro dëme, të cilat përmendeshin, absolutisht nuk janë të sakta, por gjithsesi jemi zgjuar dhe mbetemi me mbështetjen e kompanive dhe me qëllimin të inkurajohen dhe të vazhdojnë me implementimin e planeve të tyre për vitin 2019”, tha kryeministri.