Nesër fillon debati për besimin e Qeverisë së Tsiprasit, votimi të mërkurën

0

Sot në Parlamentin grek do të fillojë seanca për ripërtëritjen e besimit të Qeverisë, me kërkesë së kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, që do të përfundojë të mërkurën në mbrëmje me votim të mosbesimit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Është paraparë debati, me fjalim, ta hapë dhe ta mbyllë kryeministri grek, ndërsa fjalime do të kenë edhe liderët e partive politike.

Sipas gazetës greke “Katimerini”, në takimin e sotëm të kryetarit dhe nën kryetarëve të Parlamentit, ishte hedhur poshtë kërkesa e opozitës, debati të gjasë tre ditë siç është paraparë me rregulloren e Parlamentit dhe ishte vendosur që seanca të përfundojë më së voni të mërkurën në mesnatë. sr