Globalizimi 4.0 via Davos-Klosters 2019?!

0

Shkruan: Driton Demiri
Kur 80% e GDP-së globale tubohet në një vend është më se e qartë se, kush, trajton dhe modelon fatin e trendeve globale. Davos përveç se është maja më e lartë e alpeve dhe Europës, njëherë në vit, është, edhe qendra e më të pasurve në glob, të cilët diskutojnë dhe propozojnë plane mbi trendet politike dhe ekonomike globale. Takimet e shkurtra kohore dhe efektivepër çdo vit prapa skenave të individëve më të fuqishëm global janë thelbi i marrëveshjeve operative si dhe i ideve dhe projekteve, për të ardhmen. Për kritikët, Davos rrjedhimisht merr epitetin e një sheshi të lojërave për të “pasurit e pistë”, duke iu referuar takimeve dhe informimeve përmes argëtimeve relaksuese (infotainment parties) që janë një trademark të forumit ekonomik global që nga themelimi. Tregues i qartë, mbase Davos është vendi ku pjesëmarrës janë vetëm ata që janë vendimmarrës në skenën globale.

Në takimin vjetor të sivjetmë të forumit ekonomik global në temë kryesore: “Globalizimi 4.0: Formimi i një arkitekture të re në epokën e revolucionit të katërt industrial” zakonisht u shqyrtuan trendet më aktuale globale gjeopolitike dhe gjeoekonomike. 3000 pjesmarrës në sferën e sipërmarrjes, biznesit, akademisë, mediave si dhe politikës me 350 panele diskutimi se si të zvogëlohet hendeku i thellë midis të pasurve dhe të varfërve, çka me ndryshimet klimatike dhe ekonominë globale, tregtinë, industrinë 4.0, automatizimin, konfliket tregtare, ato luftarake, kohezionin social si dhe krizën e refugjatëve dhe të migrantëve.

Derisa bredhën korridoreve të hoteleve në Davos e Klosters përgjatë takimeve formale dhe joformale konstatimi është më se i dukshëm: të pasurit vazhdojnë trendin të jenë edhe më të pasur, ndërsa të varfërit edhe më se të varfër. Edhe pse të dhënat e rritjes inkluzive ekonomike globale flasin se, brendapërbrenda dekadës së fundit gjysëm miliardë e popullsisë globale kanë dale nga varfëria, paradoksi vazhdon edhe mëtej të tregojë trend proporcioni ende më të lartë në favor të të pasurve.

“Nuk duam të bëhemi skllevër të teknologjive të reja, prandaj synimi parësor i globalizimit patjetër të jetë njeriu. Le të mos harrojmë, multilateralizmi ka ndihmuar qindra miliona njerëz të dalin nga varfëria, por nuk mund të lejojmë t’ua lëmë njerëzit rrjeteve sociale. Duhet të jemi të vetëdijshëm mbi drejtësinë sociale “, ndër të tjera tha kreatori dhe themeluesi i forumit ekonomik globalKlaus Schwab në hapjen e takimit vjetor Davos-Klosters 2019.

Megjithatë, trendet globale kanë përparuar e vazhdojnë mëtej të shkojnë shumë përpara. Çështja është se në ç’drejtim e kush do i kapë ata?! Vetë në vete industria 4.0 a.q revolucioni i katërt industrial është globalizim jo vetëm tematik aktualisht që po ndodh në ekonominë globale porse realitet shumë dimensional i trendeve gjenerale globale. Sot, askush nuk mund ti parandalojë në asnjë mënyrë, madje as, përmes çfardo lloj mase proteksioniste, përkatësisht, në asnjë lloj forme gjigandët e rrjeteve sociale siç janë: Facebook, Myspace, Instagram,Snapchat,Google etj. Impakti i teknologjive më të sofistikuara në jetën e përditshme është një paradigmë globale, ku njeriu më kuptim të plotë të fjalës gati se, është shndëruar në “rob” të tyre. Pavarësisht kësaj, njeriu poashtu është viktimë edhe e rritjes enorme të pabarazisë, populizmit, nacionalizmit si dhe multipolarizimit; dukuri këto, tashmë, evidente të një rendi të ri global.

Oscilimet në ekonominë globale, në ç’formë e në ç’intenzitet?!

Përderisa ekzistojnë ndryshime në konceptin e globalizimit, në ekonominë globale do të ekzistojnë edhe oscilime. Proteksionizmi, globalizimi 4.0 dhe rritja inkluzive, aktualisht, janë tre drejtime themelore në ekonominë globale.Takimi vjetor i Forumit ekonomik global imponoi çështjen e mundësisë së një rreziku të ngadalsimit të rritjes ekonomike globale përmes ngadalsimit të trendeve globale jo vetëm ekonomike. Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar rritja për vitin 2019 do të ngadalsojë për 0.2 pikë (nga 3.7%aq sa ishte paralajmëruar në tetor të vitit 2018 në 3.5%), si pasojë jo e një deregullimi të mundshëm të sistemit financiar global porse nga trendet komplekse shqetësuese gjeopolitike. Banka botërore gjithashtu ka ulur parashikimet e rritjes së ekonomisë globale për 0.1 pikë, nga 3.1% në 3%.

Konflikti tregtar mes SHBA-ve dhe Kinës,njëkohësisht ngadalsimii ekonomisë Kineze dhe ekonomisë Gjermane, deficiti buxhetor në Itali,konfliktet luftarake (veçmas konflikti në Siri), vonesa e Brexit, jelekët e verdhë në Francë, ndryshimet klimatike etj. sjellin druajtje dhe shumë pasiguri për ekonominë globale.

Vallë, gjindemi në prag të një recesioni të ri ekonomik global?

Në retrospektivë, nëse, krahasojmë fillim vitin 2019 me një dekadë më parë, situata nuk është edhe aq alarmante, dmth. se, ekonomia globale qëndron shumë herë më mirë. Në këtë sens, edhe pse herë herë krijohen rreziqe të të a.q. fryerje tëbalonëve të caktuar, nuk do të thotë që balonët medoemos të shpërthejnë. Pavarësisht se, rreziqet ekzistojnë, intenziteti i oscilimeve aq më shumë politike se sa ekonomikenë rritje, konkretisht,paralajmëron një ngadalsim të lehtë dhe jo për mundësinë e një krizë të thellë ekonomike, respektivisht recesion të ri ekonomik global.