Linkeviçius: Lituania mes të parave do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

0

Lituania do të jetë mes vendeve të para që do ta nënshkruajë Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë në NATO me çka do të mundësohet edhe rrethimi i Marrëveshjes së Vilnusit nga viti 2000 si Deklarata për mbështetje të ndërsjellë dhe solidaritet në integrimet euroatlantike, sepse Maqedonia është shteti i fundit nga ky grup që tani hyn në Aleancë, deklaroi shefi i diplomacisë lituaneze Linas Linkeviçius në konferencën e sotme për shtyp me kolegun e tij nga Maqedonia Nikolla Dimitrov, njofton AIM, përcjell Infomagazin.

“Jam këtu që të shpreh përkrahje të miqve tanë dhe aleatëve tanë të ardhshëm. Puna ende nuk ka përfunduar, këtë e kanë të qartë të gjithë dhe nuk do të rrimë anash, por në mënyrë aktive do të ndihmojnë në atë”, tha Linkebiçius.

Ai theksoi se para Maqedonisë ka ende punë në pjesën e reformave, në fushën e gjyqësisë, luftës kundër korrupsionit, administratës publike, për çka vendi, siç theksoi, e ka mbështetjen e Lituanisë.

Ministri Dimitrov theksoi se vizita e Linkeviçius simbolikisht vjen pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, duke përkujtuar se pikërisht ai ka qenë nënshkruesi i Deklaratës së Vilnusit dhe se Maqedonia është shteti i fundit nga ky grup që ka mbetur jashtë.

“Jam i lumtur që mora bindje se Lituani qëndron prapa nesh edhe në raport me këto hapa të fundit drejt anëtarësimit të NATO-s dhe në lidhur me fillimin e rrugës evropiane, gjegjësisht fillimit të bisedimeve inkuadruese”, tha Dimitrov.

Dy ministra në takim kanë shkëmbyer opinione edhe për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, e cila është pothuajse inekzistente në këtë moment.

Dimitrov dhe Linkeviçius nënshkruan edhe Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e transportit ndërkombëtar.

Shefi i diplomacisë lituaneze sot do të ketë takime edhe në Qeveri dhe në Kuvend. /Infomagazin/