Historike, Kosova mund Izraelin në hendboll

0

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka arritur sukses historik , pasi ka mposhtur Izraelin me rezultat 27:24, në fazën e dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”. Për Kosovën është fitorja e parë në këto eliminatore. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:8 në të mirë të Kosovës , vazhdimi I ndeshjes ishte mjaft emocionues. Në një moment Kosova kishte edhe 6 gola epërsi, mirëpo izraelitët arritën që të zbusin epërsinë në 3 gola. Kapiteni Dedaj ka udhëhequr Kosovën drejt fitores historike, duke shënuar plot dhjetë gola. Paraqitja e fuqishme e Kosovës jep shpresë për ndeshjen e së dielës që luhet po me Izraelin në Tel Aviv, por edhe për ndeshjen me Poloninë që Kosova e luan në shtëpi më 12 qershor. Tani Kosova barazon pikët me Poloninë dhe Izraelin dhe realisht futet në garë për kualifikim në Evropian. Gjermania, që të mërkurën e mposhti Poloninë me 26-18, udhëheq në grup me gjashtë pikë, derisa Polonia, Izraeli e Kosova i kanë nga dy pikë nga tre ndeshje. (Foto:Telegrafi.com)