Hamëz Gashi nga Zvicra posedun peshkun që kushton një milion e gjysmë franga

0

Hamëz Gashi nga Komuna Sutz e Zvicrës, është bërë hit në Facebook me pishinëin e tij të ndërtuar personalisht në kopshtin e tij, të cilin e ka postuar në një video. Shqiptari 39-vjeçar, i cili posedon 21 peshq, mezi i beson suksesit të tij.

Përderisa të tjerët rregullojnë ndonjë pishinë për fëmijët e tyre, Hamëz Gashi ndërtoi një pishinë me vëllim 28 metra katrorë në kopshtin e tij, në Sutz BE, për peshqit e tij të gjallë, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com. Të hënën në mbrëmje, ai e ngarkoi videon në Facebook, në të cilën mund të shihet pishina. Që atëherë, postimi është klikuar mbi 2 milionë herë, është ndarë më shumë se 19.000 herë dhe janë bërë më shumë se 13.000 komente. “Unë ende nuk mund të besoj se më ka ndodhënjë gjë e tillë”, thotë 39-vjeçari për “Blick”.

Pasionin e tij për peshq të gjallë, shqiptaro-zvicerani e zbuloi 17 vite më parë. “Si një fëmijë kam pasur një pishinë me peshq të artë. Më vonë gjeta një lljo të peshkut koi në një revistë kafshësh dhe e mora atë për pishinën time në kopsht. Ende e kam atë”, thotë Hamëz Gashi, informon Shtegu.com. Në ndërkohë, ai posedon 21 koi. Kjo është arsyeja përse ai është dashur të zhvendoset tre vite më parë. “Hapësira u bë shumë e vogël në një moment, kështu që duhej të gjeja një kopsht më të madh”, thotë Gashi.

Dy vite më parë ai filloi ndërtimin e pishinës transparente. “Nuk doja që peshqit t`i shikoja vetëm nga lart”. Me ndihmën e miqve të tij, ai ishte në gjendje të ndërtonte pishinë me gjatësi prej shtatë metrash, me gjerësi prej katër dhe 1.7 metrash. Në te mund të futen 45,000 litra ujë. Babai i dy fëmijëve nuk dëshiron të ndërtojë një pishinë të dytë për vetveten dhe familjen e tij. “Ne jetojmë pranë liqenit Biel dhe shkojmë të notojmë atje”, thotë shqiptari me profesiion, vozitës.
Vjeshtën e kaluar, 21 kois u lejuan të hyjnë në shtëpinë e tyre të re, përpara se të ishin të strehuar në ndërkohë tej një mik në Luksemburg. Peshku më i madh është 105 centimetra i gjatë dhe peshon rreth 15 kilogramë. “Është një femër e quajtur Pamela”, thotë ai me krenari. Të gjithë të tjerët janë midis 40 dhe 80 centimetra të gjatë. Gashi i bleu të gjithë përmes tregtarëve nga Gjermania, Luksemburgu dhe Franca, të cilët nga ana e tyre importuan kois nga Japonia.
Peshqit e tij kushtojnë jo vetëm tre orë në ditë, por edhe shumë para. “Pamela ka një vlerë prej rreth 20,000 frangash, ndërsa unë e pagova për një çmim të posaçëm prej më pak se 7,000 frangash”, thotë ai. Për të gjithë të tjerët, ai pagoi mes 800 dhe 1000 frangash. Peshku i tij më ekskluziv tani ka vlerë mbi 1.5 milion franga, thotë ai.

Për ushqim, energji elektrike, ujë dhe veteriner, Hamza shpenzon rreth 7,000 franga në vit. “Është një hobi shumë i shtrenjtë, por e dua peshkun tim mbi çdo gjë tjetër. Me ta gjej paqen time pas një dite të vështirë”. Gashi jo vetëm që e shikon koisin, por edhe luan me te. “Ata më njohin dhe pastaj notojnë për mua. Pastaj dalin nga uji dhe marrin ushqimin nga dora ime”, thotë ai. “Më pëlqen t’i ledhatoj, ata janë tepër miqësor”.

Ai vetëm mund të jetë i habitur nga jehona e madhe në lidhje me videon e tij. “Kur u zgjova të martën, papritur kisha mijëra mesazhe në kutinë postare. Njerëzit u mahnitën nga puna ime dhe më përshëndetën”, thotë ai me një disponim të mirë, përcjell Shtegu.com. Sa njerëz papritmas u bënë në dijeni të postimit të tij, ai nuk mund të spjegojë. “Disa miq të Facebook të cilët gjithashtu kanë kois e ndanë videon dhe i informuan të tjerët. Pastaj disi u hap rruga dhe arriti edhe në SHBA dhe Kinë”.

Megjithatë, ai do të donte të ngarkonte një video të re, për tifozët e tij të rinj brenda disa javësh. “Kur pemët qëndrojnë dhe çdo gjë është e pastër, unë gjithçka filmoj dhe e vendos përsëri në Facebook. Njerëzit po e presin”, thotë Gashi.