Katrugalos do të përfaqësojë qeverinë greke në inaugurimin e Pendarovskit

0

Shefi i diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos si përfaqësues i qeverisë greke, do të marrë pjesë në inaugurimin e Stevo Pendarovskit.

“Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos, nesër 12 maj do të shkojë në Shkup që ta prezentojë qeverinë greke në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski”, kumtojnë nga MPJ greke.