“Struga është si Macao një oazë ku çdo gjë është e lejuar dhe e toleruar nga shteti”

0

Komuna e Strugës “Zonë e lirë” e abuzimeve, korrupsionit dhe krimit financiar në udheqsinë komunale dhe menaxhimit në ndërmarrjet publike. Nuk ka javë që nga komuna e Strugës nuk del një skandal financiar nga udhëheqsia komunale, dhe menaxhimi i ndërmarrjeve publike.

Keqmenaxhim fondesh apo abuzim mbi të hyrat si dhe vjedhje fondesh të projekteve infrastrukturore. Dje përsëri në shënjestër ndërmarrja publike EKO, skema që prezantuan Mediat të bie në sy një “vjedhja e pamasë e të hyrave nga inkasimi taksës të parkingjeve“.

Vazhdojmë me abuzimet dhe ndërtimet e egra buzë liqenit, ndërmarrja publike PROAQUA dhe punësimet e familjarëve në bordin drejtues, prishjen e stadiumit të qytetit (stadiumi i Karormanit) dhe të mbarojmë në projektin e Spitalit. Këto dy të fundit projekte që janë premtuar oligarkisë Strugane gjatë fushatave zgjedhore dhe që është dashur të fillohen gjatë këtij mandati katër vjeçar.

Një të bie në sy dhe kjo është e pa preçident që organet përkatëse si Inspektoratet, Drejtësia dhe vet Qeveria e RMV’së në krye me Zoran Zaev heshtin ose kanë kapitulluar komplet përkundër udheqsisë lokale në Strugë. Kishim rastin të takojmë para dy javësh gjatë procesit të zgjedhjeve presidenciale raundi I parë, një diplomat Zvicranë nga OSBE duke biseduar për RMV’në e sqaruam që Diaspora që jeton në Zvicër dhe paguajnë taksat në Konfederatën Helvetike janë të hidhëruar me faktin që nuk bëhet asgjë për Strugën dhe këtë vend. Ky është edhe shkaku që Diaspora ka bojkotuar zgjedhjet për President të vendit. Përgjigjja ishte e shkurtër dhe e çuditshme, “Struga është si Macao një oazë ku çdo gjë është e lejuar dhe e toleruar nga shteti” për Strugën nuk vlen ligji si për komunat tjera.

Çuditërisht kur bënë një analizë të mirëfilltë ashtu është, shteti Republika e Maqedonisë të Veriut ka kapitulluar në Strugë, tash pyesim kryeministrin Zoran Zaev se sa do zgjasë deri sa Struga të shpallet “Zonë e lirë” dhe se a nuk duet shteti ligjor të filloj dhe të ushtroj sovranitetin ndaj çdo abuzimi ligjor, financiar dhe fiskal? A duet për hir të shumicës parlamentare të vuaj gjithë Shteti? A duet të heshtet për shkak se shumë ministra, drejtor dhe kuadro tjerë në RMV-ë, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës kanë qenë klientët e UNS’së dhe kreut të komunës kanë “Diplomuar” te “Oaza e diturisë” në Strugë?

Presim që kryeministri të përmbush premtimet që deklaroj gjatë fushatës për zgjedhjen e Presidentit se do filloj të punoj tash për të mirën e qytetarëve të këtij vendi.

Redaksia Infomagazin