ASH: BE demaskon propagandën e pushtetit SDSM-BDI: Kryeministri Zaev merr refuzimin e dytë radhazi për hapje të negociave

0

Aleanca për shqiptarët ka reaguar pas dështimit të qeverisë për të marrë datën e çeljes së negociatave për në BE. Kjo kjo parti thonë se dështimet e qeverisl LSDM-BDI i paguan populli.

Reagimi i plotë i ASH-së:

“Dje, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian demaskoi gënjeshtrat njëvjeçare të pushtetit SDSM-BDI duke refuzuar për të dytën herë me radhë nën qeverisjen Zaev që të vendos pro hapjes së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Mungesa e një vendimi nga shtetet anëtarë të BE-së padyshim se është një lajm zhgënjyes për qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët po i paguajnë shtrenjt dështimet e njëpasnjëshme të këtij pushteti.

Por ky zhvillim ka qënë i pritur dhe i paralajmruar vazhdimisht nga Aleanca për Shqiptarët që nga fillimi i fushatës propaganduese të pushtetit SDSM-BDI në qershorin e vitit të kaluar se vendi e ka fituar datë për hapje të negociatave. Arsyet e refuzimit, qytetarët i kanë shumë të qarta. Ato kanë të bëjnë me dështimin total të pushtetit SDSM-BDI për të zbatuar reforma të mirëfillta për kthimin e shtetit të së drejtës, luftimin e korrupsionit dhe departizimin e administratëspublike. Këto dështime janë konfirmuar në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian i cili thekson se niveli i korrupsionit në vend mbetet shqetësues ndërsa gjyqësori dhe administrata publike vazhdojnë janë të kapura nga politika.

Pra, dihej fare mirë se shtetet anëtarë nuk do të pajtohen që t’i hapin dyert e BE-së një vendi i cili nuk dëshmon vullnetin politik për t’i zbatuar parimet themelore evropiane mbi shtetin e së drejtës. Para një jave, Ministri i Jashtëm holandez kishte theksuar se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me probleme serioze në shtetin e së drejtës dhe në luftimin e korrupsionit. Para Këshillit të Ministrave, qeveria franceze kishte theksuar se zgjerimi i BE-së bazohet në kritere rigoroze dhe në rezultatet e dëshmuara nga vendet kandidate, pa afatekohore të paracaktuara.

Në këto rrethana, konkluzionet e Këshillit refuzuan përkohësisht hapjen e negociatave dhe shtynë vendimin përfundimtar deri në vjeshtë. Marrë parasysh theksin e vënë në konkluzionet e Këshillit në adresimin e mangësive strukturore në fushën e shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, luftimin e korrupsionit si dhe reformën e administratës publike, nuk përjashtohet mundësia e një shtyerje të sërishme të vendimit të Këshillit të BE-së nëse nuk ndodh një ndryshim drastik në Maqedoninë e Veriut. Pushteti SDSM-BDI i cili për një vit vazhdimisht i ka gënjyerqytetarët se vendi ka fituar datë për negociata me BE-në, është totalisht i deligjitimuar. Madje edhe më shqetësues është fakti se pushteti vazhdon të gënjejë paturpshëm duke e paraqitur refuzimin e djeshëm si një sukses, duke treguar kështu se nuk e ka vullnetin politik për të marrë vendime të guximshme për të kthyer shtetin e së drejtës në vend para afatit të ri të dhënë nga Këshilli i BE-së. Më shumë se kurrë, zgjedhjet janë zgjidhja. Vetëm zgjedhjet e reja mund të sjellin një qeveri vërtet reformiste dhe të çliruar nga hipotekat e regjimit VMRO-BDI e cila do të fitojë hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit në BE”.

Aleanca për Shqiptarët/Алијанса за Албанците