Pas Besnik Asanit, edhe Naser Raufi në mbrojtje të El Chekës

0

Gajtë ditës së djeshme u bë e ditur se avokati shqiptar nga Struga Besnik Asani është shprehur i gatshëm për të mbrojtur falas Sheqerim Ahmedin apo i njohur ndryshe në rrjetet sociale si El Cheka, pasi Prokuroria Themelore në Kërçovë ka njoftuar se El Cheka do të gjykohet në mungesë.

Por përkrahja juridike për El Chekën vazhdon edhe më tej, para disa minutave në profilin e Facebook-ut të El Chekës u bë e ditur që edhe avokati i Shek Hallaqit pjesëtarit të grupit të Kumanovës Naser Raufi në mënyrë vullnetare do të jetë avokat mbrojtës i El Chekës.

Ndryshe avokati Naser Raufi ka mbrojtur dhe mbron rastet më të zëshme në vend.

PTHP-ja ka ngritur akuzë kundër Sheqerim Ametit i njohur si ElCheka për publikim e materialeve të përgjuara. Organi i akuzës pretendon se El Cheka i ka siguruar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye i njëjti do të gjykohet në mungesë. Së shpejti pritet të fillojë edhe procesi gjyqësorë.

El Cheka gati rreth një muaj publikon në rrjetet sociale përgjime të ashtuquajtura bomba ku protagonist janë funksionarët e BDI-së.

InfoMagazin