Demë Shehu shkruan për Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj

0

Shkruan:Demë Shehu

Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj,saherë që shqiptohen emrat tuaj Heroik,zemra më mbushet mallë,dhimbje,krenari dhe me Atdhedashuri,jo vetëm mua,por çdo Shqiptari që ka gjakë Shqiptari
Kohë pas kohe po lexoj në disa portale dhe në facebook-et e disa grupe individesh,që pa fijen e ndërgjegjies plasojnë gënjeshtra,dezinformata që kinse ju të dytë jeni dorëzuar.Sa të neveritshëm janë këto grupe individesh e portale,që pa fijen e turpit,vetëm për të marr ndonjë pelqim që të fitojnë ndonjë cent,janë në gjendje edhe nënat e tyre t’i bëjnë temë bisede nëpër portale.

Mjaft është mjaft..
Mjaft luajtet me plagët e shpirtit të familjeve te këtyre dy Heronjve,mjaft më o të pashpirt,ore të padinjitetshëm.

Mirsadi dhe Begu nuk u dorëzuan, por luftuan deri në frymën e fundit me Pushkë në dorë,
Mirsadi dhe Begu nuk u vranë me datën 9-të ,por ashtu siç ishin Burra,si Burra luftuan dhe me datën 10 ranë Heroikisht për të mos vdekur kurrë.

E kuptoj që Lavdia dhe Heroizmi i këtyre Burrave,i pengon shumëkujt,e kuptoj gjithashtu se shumëkush do të donte të ishte në vendin e këtyre Burrave,por ama Zoti nuk ia dhuron këtë privilegj çdokujt,
E di gjithashtu,që ka prej atyre ziliqarëve e shpirtligëve,që po të kishin mundësi,do t’ua merrnin lavdin dhe Heroizmin këtyre dy Burrave të Shqipërisë,
E di gjithashtu që shumëkush mundohet të ngritet në nivelin e Heroizmit të Begut e Mirsadit,por ama kot e kanë.
Ju o vëllezërit e mi jeni vetë Historia e Shqipërisë,për ju këndon qielli dhe toka,fushat dhe malet,per ju këndon çdo pëllëmbë e tokës së Shqipërisë.
Kurrë nuk do të ndalet kënga për ju o Margaritaret e Atdheut,
Sa të jetë gjallë kjo botë,gjithmonë do të shkruhet per lavdine tuaj,për Trimërinë,Atdhedashurinë dhe Heroizmin tuaj.
Ju o vëllezërit e mi,jeni inspirim për çdo shqiptar,jeni ata te cilët i turpëruat një armatë të tërë,ju i treguat aparatit shteteror të fashistit gruevski se jeni “Bijtë e Shqipes”.
Kushdo që ka manipuluar dhe vazhdon te manipulonë me Heroizmin tuaj,duhet ta kuptojnë një gjë:

DO TË VIJË NJË DITË, QË JU ORE SHPIRTËLIGJË, DO TË JEPNI LLOGARI PËR TË GJITHA GËNJESHTRAT DHE MANIPULIMET QË I KENI BËRË ME EMRAT E KRYEHERONJVE TË SHQIPTARISË,
BEGUT DHE MIRSADIT.

MJAFT GËNJYET E MANiPULUAT ORE TË PASHPIRTË,ORE TË PAFYTYRË,ORE TË MJERË,MJAFT MË,MJAFT.

MIRSAD NDRECAJ DHE BEG RIZAJ RANË HEROIKISHTË ME DATËN 10 MAJ,DUKE LUFTUAR ME PUSHKË NË DORË ME NJË ARMATË TË TËRË.
LAVDI,LAVDI,LAVDI HEROIZMIT TUAJ O BURRAT E SHQIPËRISË!