Të rejat nga lëndimi i Alisson, lajm i keq për Klopp

0
Skuadra e Liverpool ka mësuar të rejat e fundit rreth gjendjes së Alisson Becker. 

Portieri i Liverpool, Alisson Becker, duket se do t’i mungojë skuadrës së tij edhe për rreth gjashtë ose shtatë ndeshje.

Arsyeja për këtë qëndron tek Jurgen Klopp i cili duket se nuk do të nxitohet për ta kthyer portierin në formacionin startues, pas dëmtimit të pësuar në fillimin e sezonit.

Ishte thënë fillimisht që lojtari do të mungonte për gjashtë javë, por duket se Klopp do ta zgjas pushimin e brazilianit, për të mos rrezikuar asgjë.

“Kemi darkuar së bashku, ai duket mirë” ka thënë Klopp i pyetur për Alisson, transmeton lajmi.net.

“Ai po përmirësohet, por nuk mund të bëjmë presion mbi të. Ishte dëmtim serioz dhe tani është më mirë për të dhe për ne” ka shtuar tutje gjermani.

Është portieri Adrian ai që do të zë vendin e Alisson Becker si gardiani i portës së Liverpool.