MËKATI I QEVERIVE MBI NJË PADREJTËSI ASHIQARE

0

Shkruan: Qenan Aliu

Qeveria (Vmro-Bdi & Lsdm-Bdi) mbi një dekadë po diskriminon kuadrot shqiptare. Dhe jo vetëm që i diskriminon por edhe i ka dëmtuar në aspektin finansiar në pagën mujore. Ju lutemi, ka me qindra e qindra resurse kadrovike që edhe pse kanë të kaluar në vendin e punës nga 3,5,6,8,10 dhe 12 vjet, ata nuk gradohen me THIRJE në pajtim me Ligjin për adminsitratorë shtetëror. Pra qeveria nuk zbaton ligjin edhe pse gradimi në thirje për administratorët pas kalimit një kohë të caktuar në një thirje organi është i obliguar me fuqi të ligjit gradimin ta realizojë . Madje ka të tillë që nuk ju pranohet rikualifikimi i shkallës së arsimit të aritur gjatë kohës së mardhënjes së punës , gjë të cilën në mënyrë perfide e pamundësuan me Plotësimin dhe Ndryshimin e ligjit. Kjo e bënë që këto kuadro të mos arinë pikët e duhura dhe meritore gjatë kalkulimit të pagës mujore nga institucionet. Jo vetëm se mos avansimi në THIRJE përkatëse dëmton karierën e tyre por dëmton edhe buxhetin familjar të tyre. Jam në dijenë se disa kanë fituar proceset gjyqësore lidhur me këtë dëmtim, por çështja kërkon zgjidhje sistemore. Është e çuditshme se si ky diskriminim kalohet në heshtje nga gjithë ata ministra shqiptar. Thjesht kjo padrejtësi, fatkeqësisht më duhet të them se po realizohet në baza etnike mbase tek tuk edhe për të tjerë. Andaj ju bëj thirje publike Ministrit për sistem politik, Ministrit për adminsistratë publike dhe Sindikatës të administratës në sektorin publik, konform KONTRSTËS KOLEKTIVE, me urgjencë ta etablojnë këtë temë në qeveri, dhe kjo padrejtësi të përmirësohet ose me Plotësim ndryshim të ligjit ose me akt të qeverisë. Madje të mos flasim për staus quonë e afro një mijë administratorëve që marin paga dhe akoma nuk sistemohen në vende pune, edhe pse përfaqësimi tani më është një prej parimeve fundamentale kushtetuese. Nëse nuk do të ketë sensibilizim të këtij target grupi, edhe më tutje do të mbeten pa karier, të diskriminuar dhe të dëmtuar. Ju sugjeroj diçka të bëni NDRYSHE .