Agjencitë turistike në Maqedoni kërkojnë garanci bankare prej 100.000 euro

0

Në nivel vjetor në buxhetin e Maqedonisë hyjnë rreth 400 milionë euro të realizuara nga turizmi. Në 2018-tën janë derdhur rreth 381 milionë euro, kurse rreth 153 milionë euro në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Në nivel botëror, turizmi merr pjesë me 11% të BPV-në, Sllovenia me 14%, kurse Maqedonia me 2,8%.

Në Ditën botërore të turizmit, e pyetëm ministrin Bekteshi deri ku është procedura për ndryshime ligjore të Ligjit për veprimtari turistike dhe hotelieri.

Një pjesë e operatorëve turistikë kërkojnë garanci bankare prej 100.000 eurove për hapje të një agjencie turistike, me qëllim që të mbrohen nga konkurrenca e pandershme dhe t’i mbrojnë turistët./TV21/