Macron: Pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, do të përfshihem në dialog

0

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se po pret përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë në mënyrë që të përshihet në zgjidhjen e problemeve në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas “Tanjug” këto deklarata presidenti francez i bëri të enjten gjatë një takimi të shkurtër që zhvilloi me ministrin e jashtëm Ivica Daçiq, transmeton Telegrafi.

Daçiq uroi presidentin Macron për fjalimin e tij të shkëlqyer gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi.

Ndryshe dialogu Kosovë-Serbi që nga nëntori i vitit të kaluar nuk është zhvilluar shkaku i vendosjes së taksës nga pala kosovare ndaj produkteve serbe.

Pavarësisht kësaj, thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e këtij procesi nuk janë ndalur përgjatë kësaj periudhe kohore.

Për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dyja vendeve ditëve të fundit u fol edhe në Nju-Jork, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.