Aktivistja e Mbrojtjes se Klimës, Greta Thunberg akuzohet si e “sëmurë” nga sindromi Asperger

0

Problemet e ndryshimeve klimaterike që po rrezikojnë botën për dhe Shqipërinë janë në rend të ditës, por shumë pak flitet tek ne në media për të. Përplasja e një minoreneje aktiviste Greta Thunberg në OKB, dhe komentet e Trump, duhet të zgjojnë edhe shqiptarët për tu sensibilizuar për rreziqet e ndryshimeve klimaterike dhe ndotjes se mjedisit, të cilat kanë shtuar sëmundshmërinë, vdekshmërinë, nga të cilat kanceri është direkt pasojë e këtyre ndryshimeve. Aktivistja për mbrojtjen e mjedisit, 16-vjeçarja suedeze Greta Thunberg për herë të parë në Suedi, si një minorene demonstroi publikisht në moshën 15-vjeçare sëbashku me nxënësit e shkollës dhe bënë një grevë para Parlamentit suedez, në Stokholm. Aty, ajo bëri një thirrje të fortë për marrjen e masave për mbrojtjen e klimës së planetit. Zakonisht ato bëhen të premteve, si “e premtja për të ardhmen”. Por Greta Thunberg iu adresua OKB-së në Konferencën për mbrojtjen e klimës së Planetit nga ndryshimet klimatike, në vitin 2018 dhe pas adresimit, në të gjithë botën u bënë demonstrata për mbrojtjen e klimës, çdo të premte. Në 2019 u bënë të paktën dy protesta të koordinuara në shumë qytete të botës, në të cilën u përfshinë mbi 1 milion studentë. Greta Thunberg njihet për fjalën e saj të hapur dhe për frazat e thëna troç si në publik ashtu dhe në asambletë, në të cilat ajo kërkon që të ndërmerren veprime të menjëhershme sepse sipas saj ka një “krizë klimatike”. Aq sa edhe në shtëpinë e saj Greta Thunberg i ka bindur prindërit e saj që të përshtatin disa zakone të reja të mënyrës së jetesës brenda në familje. Ajo ka qëllim që të pakësohet sasia e karbonit, duke përfshirë heqjen dorë nga udhëtimet me aeroplan, dhe mos ngrënien e mishit. Në maj të 2019, nga revista Times, Greta Thunberg u paracaktua si “brezi i liderëve të ardhshëm”. Mund të shiheshin si model në rolin e tyre për mbrojtjen ndaj ndryshimeve të klimës. Në dokumentarin “Vice” (Mëkati) u theksua një frazë e ngjashme me atë që tha Trump për SHBA: “Make Usa great again”. Edhe për Greta Thunberg ky dokumentar u shpreh: “Make Ëorld Greta again”, madje disa media e përshkruan si “efekti Greta Thunberg”. Greta Thunberg ka folur dhe në Parlamentin britanik në 2018, me një deklaratë që u quajt “Deklarata e Rebelimit”, në të cilën u shpreh: “Ju na gënjyet ne. Ju na dhatë shpresa të rreme. Ju na thatë ne që e ardhmja ishte diçka optimiste”. Gjithashtu tha se “situata ishte e rëndë dhe ndjente se politikanët dhe politikë-bërësit kishin nevojë të dëgjonin shkencëtarët`”. Gjithashtu duke i u referuar IPPC (Panelit ndërqeveritar për ndryshimin e Klimës), tha se ky Panel është shprehur se ka vetëm 12 vite kohë -për të zhbërë gabimet tona. Në 23 shtator 2019, 16-vjeçarja Greta Thunberg foli në OKB për problemet e ndryshimeve klimaterike, ku mbajti një fjalim të fortë duke u shprehur ashpër dhe midis të tjerash tha: “Ne do t`ju observojmë ju vazhdimisht… Ju keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time, me fjalët dhe premtimet tuaja boshe dhe të zbrazta. Njerëzit janë duke vuajtur. Njerëzit janë duke vdekur”. Pastaj i hodhi një vështrim të egër Presidentit Trump, ajo vazhdoi të shprehet se: “Kjo është e gjitha gabim. Unë nuk duhet të isha këtu. Unë duhet të isha në shkollë përtej oqeanit, në vend që të isha këtu, dhe akoma guxoni tu jepni të rinjve shpresë (duke gënjyer)”. (https://www.buzzfeednews.com/article/ellievhall/greta-thunberg-un-speech…ë fakt Greta Thunberg ka dëshmuar edhe para Kongresit amerikan për raportin special për klimën, ku parashikohej një rritje prej 1.5 gradë Celsius në rang botëror, një javë para fjalës në OKB, dhe u përgatit për disa vërejtje, për të cilat ajo shpërtheu në fjalën e saj një javë më vonë në OKB. Menjëherë pas kësaj Presidenti Trump u përgjigj në Tëitter duke shkruar se: “Ajo dukej si një vajzë e re shumë e lumtur që shikon përpara për një të ardhme të bukur dhe të lumtur. Ishte kaq bukur ta shikoje atë”. Dhe menjëherë pas fjalës së Greta Thunberg dolën kritikat e para kundër saj, duke aluduar se prapa Greta Thunberg ishin njerëz të tjerë që bënin zhurmë, apo kritika të tjera se Greta Thunberg ishte e sëmurë pa fliste kaq ashpër dhe agresive. Një nga akuzat më të rënda kundër Gretës, ishte akuzat se ajo vuan nga Sindromi Apserger, një sëmundje psikiatrike e ngjashme dhe që rrjedh nga Autizmi. Sindromi Asperger është një formë e butë e Autizmit sipas APA (Shoqata Amerikane e Psikiatrisë), pra një çrregullim neuro-zhvillimor që diagnostikohet në fëmijëri. Sipas shkrimit të John M. Grohol të dt. 26 shtator me titull “Greta Thunberg: damkoset me Asperger”. (https://psychcentral.com/blog/greta-thunberg-stigmatized-for-aspergers/), thuhet se në vend që kritikët të merren me problemet që ngre Greta Thunberg për problemet e rrezikshme të ndryshimit të klimës së Planetit, ata devijojnë problemin dhe luftojnë veprimtarinë e Gretës duke e damkosur si të sëmurë, duke e quajtur atë “mendërisht e sëmurë”, madje një nga kritikët e saj shkon më tej dhe e quan që ajo një lloj ushtari i kontrolluar nga prindërit e saj në terrenin e një konspiracioni të gjerë global. Komentatori më kritik i Greta Thunberg, konservatori Michael Knoëles e akuzon minorenen Greta Thunberg për frazën e saj se “Politika duhet të dëgjojë shkencën dhe shkencëtarët”,shprehet në programin e FOX: “Askush nuk i jep rëndësi asaj, sepse histeria për klimën nuk është shkencë. Nëse do të ishte për shkencën, atëherë kjo duhej të drejtohej nga shkencëtarët më shumë se nga politikanët apo nga të sëmurët mendërisht. Kalamani suedez është duke u përdorur nga prindërit e saj dhe nga e majta ndërkombëtare”. Sidoqoftë, kjo përplasje ndërkombëtare për ndryshimet klimatike e cila, momentalisht po drejtohet nga një brez i ri qoftë edhe jo i shëndoshë mendërisht aq sa duhet, duhet të ketë rëndësinë e vet dhe shkencëtarët duhet ta marrin në dorë problemin dhe ti japin zgjidhje. Koha për të stabilizuar ndryshimet klimatike është e pakët dhe shumë shpejt mund të kthehen në të pakthyeshme këto ndryshime klimatike. Sado kritika mund të ketë Greta Thunberg, e vërteta që ajo thotë qëndron.