Andi Lila tregon se cili ka qenë traineri më i mirë i Kombëtares Shqiptare dhe detaje për djemtë e skuadrës

0

Andi Lila është një nga futbollistët më të dashur shqiptarë dhe këtë të shtunë ishte i ftuar në puntatën e parë të “Shiko kush luan” në ekranin e Top Channel.

Teksa është argëtuar me lojërat e ndryshme, Andi Lila nuk i ka kursyer as përgjigjet e sinqerta.

Një nga sfidat e tij, ka qenë që si futbollist i mirë që është të mund të mbajë topin me kokë sa më gjatë teksa njëkohësisht i përgjigjej pytjeve pikante të bëra nga kapiteni Flor Binaj.

Njëra prej tyre ishte: “Trajneri më i mirë sipas Andi Lilës i të gjitha kohrave në Shqipëri cili është?” dhe pa hezitim futbollisti u shpreh: “Gianni De Biasi”. Më pas ai tregoi edhe disa gjëra interesante për djemtë e Kombëtares. Mësuam se më i suksesshëm me vajzat është Bekim Balaj. Miku i tij më i ngushtë nga djemtë e kombëtares është Sokol Çikalleshi… Dhe përgjigja që i pëlqeu të gjithëve ishte fakti që Andi Lila pëlqen më tepër të luajë në Shqipëri sesa jashtë saj.