Idrizovë, premtohet ndërtimi i shkollës së re për të gjithë nxënësit

0

Ka përfunduar takimi mes drejtuesve të pushtetit qendror dhe lokal me banorë e Idrizovës për zgjidhjes e problemit me mësimin në gjuhën shqipe. Banorët kanë marrë premtimin për ndërtimin e një shkolle të re për të gjithë nxënësit. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe kreu i komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski njoftuan se takimet do të vazhdojnë ditëve në vijim me qëllim që sa më parë të gjendet zgjidhje edhe për 11 nxënësit të cilët aktualisht nuk vijojnë mësimin në asnjë shkollë.