Kërcënoi me armë dhe dhunoi fizikisht gruan, arrestohet 29-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë kriminale në familje është parandaluar në Shkodër.

Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi kishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Policia njofton se i arrestuari është shtetasi Z. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Rragam, në Shkodër.

Në momentin kur në shtëpi kanë shkuar shërbimet e policisë i riu ka lënë armën e zjarrit në shtëpi dhe është alrguar drejt pyllit.

“Shtetas po kanoste me armë zjarri dhe po dhunonte fizikisht në banesë bashkëshorten, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Shtetasi Z. Ç., kur ka parë shërbimet e Policisë, ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orë ndjekjesh nga shërbimet e Policisë”- informon policia.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov pa leje.