Sarri: Jam shumë i kënaqur me atë

0

Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri u ndal të analizojë ndeshjen e skuadrës së tij, në fitoren 2-0 ndaj Spal.

“Patëm vështirësi për të gjetur ritmin e duhur më fillim të ndeshjes, Spal ishte shumë i qetë. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Krijuam më shumë raste dhe pësuam më pak. Jam shumë i kënaqur me performacën e Matuidi si mbrojtës i majtë”, tha fillimisht italiani.

“Dybala na jep ne më shumë kualitet dhe në shumë zgjidhje në sulm. Ronaldo ishte në aksion sot dhe krijoi 4-5 raste për gol, ndërsa Higuain ka bërë mirë këtë sezon. Është mirë të kesh tre sulmues, teksa me cilindo kombinim që zgjedh nuk dështon”, vijoi më tej Sarri.

Inter? “Nuk kam parë asnjë ndeshje të tyre këtë sezon, teksa ne jemi fokusuar vetëm tek ndeshja e radhës. Sot, do të shohim disa ndeshje të Bayern Leverkusen. Kam dëgjuar se Inter po luan mirë, nuk kam asnjë dyshim në kualitetin që kanë tek lojtarët dhe trajneri. E kam thënë që në fillim se ky do të jetë një sezon më i balancuar”, përfundoi trajneri Juventusit.