Dy shqiptarë të fesë myslimane restaurojnë falas kishën italiane

0

Ata nuk janë të krishterë por kur panë kishën e San Rocco në Pratola Pelignaro ku njerëzit nuk kishin kushte për të qëndruar, nuk qëndruan indiferentë.

Zoti është vetëm një dhe është kënaqësi të shikosh shtëpinë e tij më të bukur. Një gjest i vëllazërisë dhe solidaritetit nga dy ndërtues me origjinë në Shqipëria por për shumë vjet banor në pratola peligna.

Nga e premtja në mëngjes Luan Hallulli dhe arbert muça shkojnë në punë për të ristrukturuar pjesën e të brendshme të kishës së San Rocco dhe këtë e bëjnë falas.
Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim dy emigrantëve shqiptarë.Luani dhe Alberti, javën e kaluar po kryenin punime në një shtëpi të zonës, duke përfituar nga pushimi i drekës hynë në kishë dhe u habitën nga gjendja e saj.

Si Luani ashtu dhe Alberti nuk e kanë fshehur besimin e tyre mysliman. Ata thonë se “megjithatë ne jemi fëmijë të zotit nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo mysliman, ne besojmë vetëm në një zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë “. Kujdestarja e kishës së San Rocco, Liliana cavalieri, ishte shumë e impresionuar nga gjesti i dy shqiptarëve.