Libia shpëton 71 migrantë

0

Rojet bregdetare të Libisë kanë shpëtuar 71 migrantë, të cilët po udhëtonin me një anije, pranë brigjeve libiane.

Patrulla e rojeve bregdetare e kishte gjetur anijen me migrantë në afërsi të brigjeve të qytetit al-Khoms, tha Marina libiane.
Migrantët, që janë nga Sudani, Egjipti, territoret palestineze, Siria dhe Pakistani, më pas janë dërguar nga autoritetet në qytetin al-Khoms ku kanë marrë asistencë shëndetësore dhe humanitare.
Edhe Organizata Ndërkombëtare për Migrantë, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar se autoritetet libiane kanë shpëtuar 71 migrantë. Sipas kësaj organizate, besohet se këta migrantë kishin qëndruar për dy ditë në det, pasi anija me të cilën po udhëtonin ishte fundosur.