Mozzik feston ditëlindjen, uron veten në mënyrë të veçantë

0

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gramos Aliu i njohur si Mozzik, sot (e diel), feston ditëlindjen e 24-të.

Me këtë rast, ai ka pranuar një sërë urimesh nga familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.

‘Shyqyr u bo e Premte’

I njëjti po ashtu ka zgjedhur një imazh mjaft të veçantë për t’ia uruar vetes ditëlindjen, ndërsa ka bërë një montazh të një fotografie kur ishte i vogël me tani dhe si përshkrim poshtë ka thënien e famshme të tij, “2 Euro Gang”.

“ZOT! Për 24 vite jetë!Faleminderit për shëndetin e gjitha gjërat e mira qe kam në jetë”, ka shkruar krahas këtij imazhi reperi ferizajas.

Mozzik tash e shumë vite është pjesë e estradës shqiptare, ku ka filluar te labeli i njohur “On Records” bashkë me të vëllanë, Getinjon, të cilët u larguan më vonë për të vepruar si artistë të lirë.

I njëjti tash e një kohë është zhvendosur në Zvicër për të jetuar bashkë me familje, gruan Loredanën dhe vajzën, Hana, por që duket se dyshja tanimë kanë ndarë rrugët.

Ndërkaq, “2 Euro Gang” mban titullin grupi që artisti e ka krijuar së bashku me të vëllanë, Getinjon, për shkak të së kaluarës së tyre.