Tërmet i fuqishëm godet Filipinet

0

Një tërmet me magnitudë prej 6,4 ballësh ka goditur provincën jugore të Filipineve, Davao Occidental, njoftoi Instituti Filipinas i Shkencave Vullanike dhe të Tërmeteve, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga instituti, konfirmohet se tërmeti prej 6,4 ballësh ka ndodhur në orët e mëngjesit me kohën lokale.

Ndërkohë epiqendra e tërmetit është përcaktuar të jetë 124 kilometra në lindje të qytetit Jose Abad Santos.

Nuk ka raportime mbi viktima ose dëme materiale. Zyrtarët gjithashtu nuk kanë bërë paralajmërim për cunami, por kanë paralajmëruar se mund të ndodhin lëkundje.