Zjarri kaplon stacionin e trenave në Jeddah të Arabisë Saudite

0

Një zjarr shpërtheu në stacionin hekurudhor me shpejtësi të lartë Haramain në qytetin saudit Jeddah, Arabia Saudite, bëri të ditur agjencia e mbrojtjes civile të mbretërisë, raporton Anadolu.
Pamjet video treguan tym të zi që ngrihej nga çatia e stacionit me helikopterë të cilët fluturonin aty pranë.

Agjencia shtoi se janë duke punuar për të kontrolluar zjarrin.
Nuk ka asnjë të lënduar gjatë zjarrit, shkaku i të cilit është ende i panjohur.

Lidhja e qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës me Jeddah, Hekurudha Haramain prej 450 kilometrash dhe me vlerë prej 7,3 miliardë dollarë, u hap vitin e kaluar.