Princi saudit: Ndaloni Iranin ose ekonomia gobale do shkatërrohet

DUHET LEXONI

Udhëtimi në Barcelonë, zbardhet mashtrimi i radhës i Erion Veliajt

Erion Veliaj ka mashtruar për paratë e udhëtimit në Barcelonë. Udhëtimi nuk u pagua nga Fusha. 2 ditë në...

Vjedhje e rëndë në një xhami në Gostivar, publikohen pamjet

Në Gostivar gjatë fundjavës është regjistruar një vjedhje në një objekt fetar, përkatësisht në një xhami. Siç njoftojnë nga MPB,...

McLaren 720S pjesë e edicionit special, të ndërtuar vetëm për pistat e Evropës

Kjo makinë do të ndërtohet në pesë versione, që t’i përshtate pesë pistave të ndryshme Super-makina McLaren 720S – me...

Princi i kurorës së Arabisë Saudite ka paralajmëruar se çmimet e naftës mund të rriten me shifra të paimagjinueshme nëse bota nuk vepron për të penguar Iranin.

Mohamed bin Salman tha se një luftë midis Arabisë Saudite dhe Iranit do të shkatërronte ekonominë globale.

“Nëse bota nuk ndërmerr veprime të forta dhe të vendosura për të penguar Iranin, do shohim përshkallëzime të mëtejshme që do të kërcënojnë interesat botërore,”-tha princi i kurorës. “Furnizimet do të ndërpriten dhe çmimet e naftës do të rriten në një numër të paimagjinueshëm që nuk kemi parë asnjëherë.”

Deklarata e tij erdhi pas një sulmi në dy rafineritë e mëdha të naftës në Arabinë Saudite dy javë më parë, për të cilën është fajësuar Teheranin. Ndërkohë Irani ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje.

Duke folur për CBS News, ai gjithashtu pranoi disa përgjegjësi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Por mohoi se ka urdhëruar personalisht vrasjen e tij.

Princi, i cili konsiderohet sundimtari de-fakto i Arabisë Saudite, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Khashoggi, një gazetar saudit kritik ndaj qeverisë së Rijadit.

Gazetari u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi më 2 tetor 2018.

“Kam marrë përgjegjësi të plotë si udhëheqës i Arabisë Saudite, veçanërisht pasi vrasja u krye nga individë që punojnë për qeverinë Saudite,”-tha ai.

Sidoqoftë, e mohoi që ka urdhëruar vrasjen e Khashoggi drejtpërdrejt, ose të kishte dijeni për ngjarjen në atë kohë.

Të paktën 11 persona janë arrestuar për vrasjen e gazetarit.

- Advertisement -
- Advertisement -

LAJMET TË FUNDIT

Bardhyl Alia: Këndvështrimi i situatës në RMV

Shkruan Bardhyl Alia:   Më pyetën Me pyeten çfar eshte kendveshtrimi  im  ndaj  situates ne Maqedoni( RMV) çfar kendveshtrimi prêt prej meje ,...

Më 12 prill do jemi në vendlindje për të mbështetur Aleancën për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët-dega për Zvicërr ka mbajtur mbledhje ku është diskuruar rreth aktiviteve politike me theks të veçantë zgjedhjet e përgjithshme që do të...

Ziadin Sela nga Tirana: Qeveria LSDM-BDI e ka humbur që moti betejën me krimin dhe korrupsionin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një intervistë për Euronews Albania, ka deklaruar se Qeveria aktuale e koalicionit LSDM-BDI ka dështuar në...

Ish ushtari i UÇK-së: ‘Me pas ditë që vjen kjo ditë asnjëherë nuk do tua kisha ruajtur shpinën’

Ish pjestari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ramush Hasallari, ka thumbuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin nëpërmjet një fotografie të postuar në...

Ziadin Sela apel administratorëve shqiptarë: Ju garantojmë mbështetje dhe avansim

Ziadin Sela i shoqëruar nga kryesia e ngushtë po vazhdon takimet me qytetarët duke bashkëbiseduar me ç'do shqiptarë për të dëgjuar hallet,sugjerimet,këshillat por dhe...
- Advertisement -

MË SHUMË ARTIKUJ

error: Content is protected !!