Rama e Thaçi takohen me ish-presidentin Bill Clinton

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndrojnë në Francë ku do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac.

Në këtë ceremoni varrimi po marrin pjesë edhe shumë liderë botëror, në mesin e tyre edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton.

Me këtë të fundit të dy liderët Rama e Thaçi kanë zhvilluar një takim.

Kjo është bërë e ditur nga Rama përmes publikimit të disa fotografive në llogarinë e tij në Facebook.

” Paris, Hôtel de Marigny – Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak”, ka shkruar Rama.

Edhe presidenti Thaçi ka publikuar foto në Facebook, nga takimi me Clinton, ku tha se e kujtuan Presidentin Chirac dhe angazhimin e përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Si gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim dhe të Kosovës, Presidentin Bill Clinton. Së bashku e kujtuam Presidentin Chirac dhe angazhimin tonë të përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.