Takim i liderëve në Bullgari, diskutohet për Maqedoninë e Veriut

0

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev për sot ka caktuar takim konsultativ të kreut shtetëror për raportet bilaterale me Maqedoninë e Veriut dhe ftesën që e pret nga BE për fillim të negociatave për anëtarësim.

Tema është “Pasqyra e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst të rezultateve nga puna e Komisionit të përzier të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore dhe pritja e ftesës deri te RMV për inkuadrim në BE”.

Janë ftuar të marrin pjesë kryeministri Bojko Borisov, kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva, zëvendëskryeministrja për reforma në gjyqësi dhe ministër për punë të jashtme Ekaterina Zaharieva, koordinatorët e grupeve parlamentare, kryetarët e Komisioneve parlamentare për politikë të jashtme dhe çështje evropiane dhe kontroll të fondeve evropiane, të Komisionit zgjedhor si dhe përfaqësuesi i Komisionit të përzier të ekspertëve për punë historike dhe arsimore.

Zëvendëskryeministri bullgar dhe lider i VMRO- bullgare Krasimir Karakaçanov duke komentuar intervistën kohë më parë të presidentit Stevo Pendarovski dje ka thënë se “nëse Komisioni për çështje historike dhe arsimore nuk ka afat, atëherë nuk ka afat edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”. “E papranueshme është dikush të mendojë se ata thjesht do ta shfrytëzojnë Bullgarinë vetëm për hyrje në BE”, ka thënë Karakaçanov.