Në një foto në krah të ambasadorëve të SHBA-së në OKB dhe Gjermani, Thaçi shkruan: “Gjatë pritjes së presidentit Donald Trump, takova dy miq të Kosovës, ambasadoren Kelly Craft dhe ambasadorin Richard Grenell, shtyllën kurrizore të marrëdhënieve diplomatike të SHBA-së. Nga Nju Jorku në Berlin, SHBA po na ndihmon të arrijmë qëllimin tonë për integrim të plotë euro-atlantik”.
Presidenti Thaçi ka qenë aktori kryesor politik në Kosovë që e ka konsideruar të domosdoshme përfshirjen e SHBA-së në çdo marrëveshje që vendi i tij do të nënshkruajë me Serbinë në të ardhmen, edhe nëse procesi udhëhiqet nga Brukseli.
