Trump: Po përpiqen të më ndalin

0
In this July 17, 2019, photo, President Donald Trump arrives to speak at a campaign rally at Williams Arena in Greenville, N.C. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Nisja e mundshme e procedurës së shkarkimit kundër presidentit Trump është shndërruar në debat të madh. Trumpi e ka shpallur në Twitter aferën e Ukrainës si “mashtrimin më të madh në historinë e politikës amerikane”.

I përballur me planet për mocionin e mundshëm për largim nga pushteti, presidenti Donal Trump ka publikuar një video-mesazh me apel për mbështetësit e tij. “Demokratët në opozitë po cënojnë të drejtat e shtetasve amerikanë”, pohon ai në këtë video, të inçizuar para Shtëpisë së Bardhë dhe të publikuar në Twitter.
“Ata (demokratët) po duan t’ua marrin armët tuaja, duan t’ua marrin sistemin e shëndetësisë, duan t’ua marrin votën tuaj, duan t’ua marrin lirinë”. Trump shkruan më tej: “Ne nuk guxojmë ta lejojmë kurrë këtë, sepse vendi ynë është sfiduar si kurrë më parë.”
Presidenti amerikan thotë se shkaqet e sulmit të demokratëve kundër tij janë shumë të thjeshta: “Ata po përpiqen të më ndalin, sepse unë po luftoj për ju. Por unë nuk do ta lejoj këtë kurrë.” Pas publikimit të videos, presidenti Trump publikoi edhe shumë Twitter ku prapë foli për “gjueti shtrigash” kundër tij. Deputeti demokrat Adam Schiff, sipas tij, e ka ofenduar disa herë dhe duhet të largohet nga Kongresi amerikan.