Zaev: Jam i gatshëm për takimin me Mickoskin

0

Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp pranë qeverisë tha se ai është i gatshëm për takimin e radhës me kryetarin e opozitës Hristjan Mickoski. Ai theksoi se grupet e punës po punojnë për të arritur këtë takim dhe se ai beson se edhe kryetari i opozitës është i gatshëm për këtë takim. Zaev tha se shumë çështje janë lënë pezull kohët e fundi, nga fati i Prokurorisë Publike deri te euro integrimet, prandaj ky takim është i domosdoshëm në këtë fazë ku ndodhet vendi.