Objektit të Komunës Haraçinë i është ndërprerë rryma elektrike

0

Objektit të Komunës Haraçinë i është ndërprerë rryma elektrike

Prej më shumë se një javë punonjësit e Komunës së Haraçinës nuk mundë të punojnë për shkak se kompania EVN i ka këputur rrymën elektike për shkak të mospagesës.

Nuk ka as nxemje as lidhje interneti dhe kjo e bën te pa mundur funksionimin e administratës komunale.

Problem tjetër është edhe furnizimi me ujë si pasojë e ndërprerjes së rrymës nuk punojnë edhe pompat e ujsjellsit me të cilat furnizohet Haraçina me ujë.

Ky problem është mbajtur i fshehur nga autoritet komunale prej disa ditësh nuk është dhënë asnjë informacion zyrtarë nga Komuna se përse ndodh kjo dhe kur pritet të zgjidhet ky problem.