Aziri: Koalicioni i mëparshëm fajtor për vonesën në integrimet në NATO

0

Meqë po flasim për meritat, atëherë duhet të flasim edhe për dështimet, kur e dimë ne se si rezultat i dështimeve të regjimit të kaluar, si rezultat i përbërësve të Qeverisë së kaluar, anëtarësimi i vendit në NATO është vonuar për dhjetë vjet.

Kur e dimë se në samitin në vitin 2008 në Bukuresht po të kishte pasur fleksibilitet më të madh nga qeverisja e kaluar, Maqedonia që atëherë do të ishte pjesë e NATO-s.

I fajëson realiteti, dhe pesha e argumenteve është shumë e fortë këtë rast. Pra ne kemi pas një qeveri e cila është mbyll në pozicionet e saja në raport me problemin në Greqi, e kjo distancë dhe kjo mos gatishmëri ndaj nxitjes së atij problemi pastaj nxori dhe nxiti probleme më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut.- theksoi Elmi Aziri, në Rruga Drejt