Ilir Osmani i përgjigjet Emin Azemit: BDI tashmë e ka mundur vetveten

DUHET LEXONI

Udhëtimi në Barcelonë, zbardhet mashtrimi i radhës i Erion Veliajt

Erion Veliaj ka mashtruar për paratë e udhëtimit në Barcelonë. Udhëtimi nuk u pagua nga Fusha. 2 ditë në...

Vjedhje e rëndë në një xhami në Gostivar, publikohen pamjet

Në Gostivar gjatë fundjavës është regjistruar një vjedhje në një objekt fetar, përkatësisht në një xhami. Siç njoftojnë nga MPB,...

McLaren 720S pjesë e edicionit special, të ndërtuar vetëm për pistat e Evropës

Kjo makinë do të ndërtohet në pesë versione, që t’i përshtate pesë pistave të ndryshme Super-makina McLaren 720S – me...

BDI tashmë e ka mundur vetveten!

Sot lexova diçka interesante. Lexova një “artikull” të njëfar “analisti” i cili thoshte se e vetmja mundësi që BDI të mundet është që ajo ta mundë vetveten, përndryshe s’ka kush e mundë atë. Edhepse zakonisht nuk i marr parasysh këto lloj shkrimesh tifozike, kjo më bëri përshtypje sepse duke e parë situatën objektivisht kjo duket tepër jasht korrnizave logjike.

Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë e ka mundur vetveten, edhe atë përmes dështimeve të panumërta në qeverisje, aferave korruptive dhe njerëzve të inkriminuar e imponuar për dekada me rradhë. Qeverisja e BDI-së e ka bërë Maqedoninë e Veriut ndër vendet më të korruptuara në botë (në një nivel me Mongolinë), përderisa cilësinë e arsimit e ka sjellur në një nivel me atë të Lindjes së Mesme dhe Azisë Qëndore (shih rezultatet e PISAS). Niveli i papunsisë tek të rinjtë e bën Maqedoninë e Veriut të tretën në botë sa i përket papunsise tek të rinjtë, dhe sipas Westminster Institute for Democracy në 2019 vetëm 3% e të rinjëve janë të kënaqur me gjendjen e tyre në këtë shtet. Në anën tjetër përfaqsimi i shqiptarëve mbetet minimal nëper vende udhëheqëse, ku p.sh. në Agjencionin për Rini dhe Sport nga 8 vendet udhëheqëse asnjë s’është shqiptar. Pra, ajo ka dështuar në çdo aspekt dhe prandaj e ka mundur vetveten.

Në anën tjetër BDI-ja veçmë ka humbur edhe legjitimitetin e popullit. Në vitin 2016 ajo u përgjysmua dhe mbeti me më pak vota sesa opozita. Pra, edhe në aspektin numerik ajo veçmë është e mundur dhe koalicioni që është formuar duket qartë se nuk do e ketë shumë të vështirë ta arrij fitoren.

Analisti i cili kishte shkruar atë “artikullin” mendon se ka pesë parti në taborin opozitar shqiptarë edhe pse dy prej tyre janë pjesë e pushtetit. Kjo është sipas meje shigjeta e parë e helmuar që lëshon ky analist në opinion. Ta faktorizosh dhe quash parti politike RDK-në e Vesel Memedit dhe PDSH-në e Menduh Thaçit dhe mos të qeshësh don të thot mos të kesh aspak kontakt me realitetin ose thjeshtë të kesh tendencë për manipulim të opinionit. Vesel Memedi si duket as votën e tij nuk e ka të sigurtë për “partinë” e tij ndërsa PDSH-ja në 3 ciklet e fundit veçmë e ka dëshmuar inegzistencën e saj ngatise në çdo cep të Maqedonisë së Veriut.

Gara zgjedhore këtë her do të zhvillohet ndërmjet koalicionit Aleanca për Shqiptarët -Alternativa dhe Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bishtave të saj. Fitorja do ti takoj atyre që duan ndryshim e përmirësim dhe sondazhet që kam parë unë tregojnë se gjasat për të ndodhur kjo janë shumë të mëdha. Mirëpo këto zgjedhje do të prodhojnë edhe një efekt tjetër. Pastrimi i skenës politike në taborin shqiptarë nga parti me afat të skaduar që nuk kanë as strukturë as vizion besoj se do të ndodhë.

Për fund, të mendosh se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ka mposhtur veten është naivitetet, në mos tendencë. Prandaj edhe “analistat” e tillë nuk duhet të merren me seriozitet sepse dihet në mulli të kujt e çojnë ujin ata.

-Ilir Osmani

- Advertisement -
- Advertisement -

LAJMET TË FUNDIT

Humbja e BDI-së në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit të këtij viti do jetë fitore për shqiptarët

Në zgjedhjet parlamentare të viti 2016, BDI-së iu përgjysmuan deputet. Por në njëfarë mënyre u dyfishua  ndikimi politik i...

Ekskluzive: Dorëhiqet kryetari i këshillit më të madhë vendorë të BDI në Kërçovë

Sipas informacioneve që ka siguruar portali Infomagazin, Lulzim Limani kryetar i këshillit më të madhë vendorë në Kërçovë ka dhënë dorheqje në shenjë revolte...

Sela pas takimit me Kurtin, në takim me aktivin politik të ASH Tetovë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, sot ka realizuar takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Pas këtij takimi kreu i ASH-së, ka realizuar edhe...

Kush janë “hot” femrat që votojnë online për Lëvizjen Besa? ( foto)

Kush janë "hot" femrat që votojnë online për Lëvizjen Besa? ( foto) Sa më shumë që ofrohen zgjedhjet partitë politike bëjnë analizat dhe kalkulimet e...

Takimi i dytë mes Aleancës dhe Alternativës temë diskutimi programi zgjedhorë

Ja postimi i plotë nga faqja zyrtare e Alternativës: Sonte në selinë e Alternativës u zhvillua takimi i dytë mes grupeve të punës të koalicionit...
- Advertisement -

MË SHUMË ARTIKUJ

error: Content is protected !!