Remzi Mehmedi: Aleanca bëri një veprim bashkues këtë hapë ta ndjekin edhe subjektet tjera

0

Të ftuar në emisionin ,,Rruga Drejt” me Arta Tahirin sonte në panel të ftuar janë Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët,Izet Mexhiti nga BDI dhe Abdush Demiri nga Lëvizja Besa për të diskutuar rreth aktualiteteve politike në vendë.
Remzi Mehmedi duke folur për çështjen e koalicioneve mes partive opozitare shqiptare mes Aleancës,Besa dhe Alternativës ka thënë se: Ne si Aleancë kemi bërë një hapë drejt fuqizimit të votës shqiptare duke krijuar një bllok bashkë me Alternativën dhe do të ishte mirë që BDI të ndalojë me zhargonin se nuk kemi nevojë për shumë parti shqiptare sepse kjo e dëmtonë potencën politike shqiptare,i bëjë thirrje BDI të ndërmarr hapa konkret dhe të ofroj rreth vehtes subjektet tjera më të vogla që të krijojm dy blloqe,ne e kemi bërë një hapë duke arritur një koalicion me Alternativën,tani është mirë edhe BDI të ndërrmarrë hapa konkret dhe jo të ankohet tërë kohën.