BDI dje kërkonte Vetting, sot ka frikë të votojë Ligjin e Prokurorisë Publike?

0

Bashkimi Demokratik për Integrim, ende nuk ka vendosur që të votojë Ligjin për Prokurori Publike. Sipas informatave, ata janë kundër këtij ligji ku së bashku me VMRO-DPMNE do të bëjnë çmos që ky ligj të bllokohet në Kuvend. E qëllimi i bllokadës, do të jetë shpëtim për funksionarët e të dyja partive nga regjimi i kaluar të cilët janë të përndjekur nga Prokuroria Publike.

 

Edhe pse partia e Ahmetit, muaj më parë ishte e zëshme ndaj vettingut, tani siç duket po frikësohet nga përndjekja e Prokurorisë Publike. Integristët pritet që të mos votojnë këtë ligj së bashku me VMRO-DPMNE, me qëllim të shpëtimit të funksionarëve dhe pasurisë së tyre.