Humbja e BDI-së në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit të këtij viti do jetë fitore për shqiptarët

DUHET LEXONI

Udhëtimi në Barcelonë, zbardhet mashtrimi i radhës i Erion Veliajt

Erion Veliaj ka mashtruar për paratë e udhëtimit në Barcelonë. Udhëtimi nuk u pagua nga Fusha. 2 ditë në...

Vjedhje e rëndë në një xhami në Gostivar, publikohen pamjet

Në Gostivar gjatë fundjavës është regjistruar një vjedhje në një objekt fetar, përkatësisht në një xhami. Siç njoftojnë nga MPB,...

McLaren 720S pjesë e edicionit special, të ndërtuar vetëm për pistat e Evropës

Kjo makinë do të ndërtohet në pesë versione, që t’i përshtate pesë pistave të ndryshme Super-makina McLaren 720S – me...

Në zgjedhjet parlamentare të viti 2016, BDI-së iu përgjysmuan deputet. Por në njëfarë mënyre u dyfishua  ndikimi politik i shqiptarëve të Maqedonisë së  Veriut, sepse e frikuar nga partitë e reja që morën më shumë vota se partia e Ali Ahmetit,  LSDM-ja maqedonase u ngut t’i plotësonte disa kërkesa të shqiptarëve që nuk ishin realizuar as kur BDI-ja kishte 20 deputet. Kështu  për herë të parë u zgjodh një shqiptar Kryetar parlamenti, u soll ligji për gjuhët…..

Nga forca e partive të reja shqiptare nuk u frikuan vetëm  partitë maqedonase por edhe BDI-ja. Prandaj Ali Ahmeti bëri atë që dinte dhe që e kishte  bë me vite duke i përça shqiptarët natën e duke e vajtua bashkimin e tyre ditën.

Kështu që i aktivizoi të ‘deleguarit’ e vet te Lëvizja ‘Besa’ që ta përçajnë  atë. Për çka u shpërblyen nga Ali Ahmeti ashtu që me ndihmën e gjyqtarëve të BDI-së i morën vulat e kësaj partie. Pastaj i morën edhe me qindra mi eurot, para nga buxheti  i shtetit, që nuk u takonin vetëm “hallallxhinjve” dhe “hoxhallarëve” të “partisë me vula”, e të cilët betohen s e nuk e duan haramin.

Nuk do shumë mend t të kuptohet pse dobësimi i BDI-së i forcon shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Sepse jetëgjatësia në pushtet i korrupton edhe politikanët më të përgjegjshëm, e lene më ato të BDI-së të cilët prej moti kanë nxjerr në shitje nga vendet e punës, deri te proceset gjyqësore.

Në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, do shihet se sa fryma e ndryshimeve nga Kosova ka përfshi edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Thuhet se këtë frymë këtu po e përcjellë koalicioni parazgjedhor mes “Aleancës për Shqiptarët” të Ziadin Selës dhe “Alternativës” së Afrim Gashit.

Shumë faktor paralajmërojnë se në zgjedhjet e radhës në Maqedoninë e Veriut, BDI-ja do pësoj humbje të madhe dhe këto zgjedhje do shënojnë fillimin e zhdukjes  së saj . Gjë që do mund të jetë fitore për shqiptarët e këtij vendi si dhe faktorizimin e një gjenerate të re politikanësh.

Humbja e BDI-së në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit të këtij viti do jetë fitore për shqiptarët e këtushëm sepse kjo do sjellë ndryshime dhe një frymë të re politike. Dhe pse dy dekadat e BDI-së në qeveritë maqedonase, atë e bënë shëmbëlltyrë të korrupsionit dhe aferave të ndryshmë. Për shembull, prej moti thuhet se përfaqësues të kësaj partie e pengojnë hapjen e dosjeve të disa proceseve të montuara gjyqësore sepse ata vetë janë të involvuar në këto kurdisje.

Në ndërkohë duhet të konstatohet se nga viti 2002 e këndej, prej kur BDI-ja është në pushtet, te partitë maqedonase u ndruan më shumë garnitura udhëheqësit.  Mbetën të pazëvendësueshëm vetëm kryetari  i BDI-së, Ali Ahmeti me ministrat e tij të përjetshëm si dhe lideri i romëve të Maqedonisë së Veriut,  Hamdi Bajram.  Dhe pyetje që tani shtrohet është se a do të thotë kjo se shqiptarët e këtushëm nuk kanë gjenerata të reja politikanësh dhe se nuk janë të aftë të bëjnë ndryshime

Aldin Basha

- Advertisement -
- Advertisement -

LAJMET TË FUNDIT

Masa më të rrepta kundër COVID-19/ Miratohen rregullat për hyrjen në Gjermani

Gjatë ditës së sotme, në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregulla më të rrepta të hyrjes në vend, për...

Kush duhet të vendosë maskë? Kreu i OBSH-së tregon cila janë kategoritë që e kanë të domosdoshme

Kreu i OBSH në Tiranë, Raul Gonzalez ka treguar se cilët janë kategoritë që duhet të përdorin maska. "Edhe kjo është një çështje që ka...

iOS 14 do të ndryshojë mënyrën sesi përdorni iPhone

Përditësimi i ardhshëm i iPhone do të ketë një funksion të ri cili lejon përdorimin e disa aplikacioneve pa pasur nevojë ti shkarkoni dhe...

Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në gjithë botën ka kaluar mbi 100 mijë. Gjithsej 100.260 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën,...

Po shqyrtohet mundësia për shërim me plazmën e gjakut, por kjo terapi nuk i ndihmon çdokujt

Shkup, 10 prill 2020 (INFOMAGAZIN) – Protokolli për shërim me plazmën e gjakut nga konvaleshenca është bërë ndërsa këtë javë për këtë është diskutuar në...
- Advertisement -

MË SHUMË ARTIKUJ

error: Content is protected !!
%d bloggers like this: