Ndërprerja për shkak të koronavirusit, edhe Barcelona mendon ndaljen e pagesave

0

Ndërprerja e futbollit për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit u ka shkaktuar dëme të shumat ekonomike klubeve të futbollit, që së fundi po mendojnë si të “digjen” sa më pak dhe një ide është ajo e ndërprerjes së pagave për kohën që futbollistët nuk luajnë.

Së fundi, sipas mediave katalane, edhe në klubin e Barcelonës po mendojnë që të mos paguajnë lojtarët për periudhën që ata nuk do të jenë në aktivitet, që llogaritet rreth një muaj, nëse rinisja e stërvitjes do të bëhet në afatet e parashikuara., përcjell GazetaBlic.

Por kjo gjë ende nuk është konfimruar dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i klubit në këtë drejtim.

Natyrisht që nëse gjithçka miratohet, atëherë klubi katalan do të mund të kursente shifra të majme, pasi për disa prej futbollistëve paguhen shifra rreth 1 milionë euro në muaj, ndërsa Lionel Messi merr shumë më tepër se kaq.