Rama: Nga nesër, orari i lëvizjes do të jetë 05:00-13:00

0

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar në Facebook ndryshimin e orarit të lëvizjes së njerëzve.

“Nga nesër, regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi, por edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror!”.

“Thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë! Nga nesër, orari i lëvizjes do të jetë 05.00 – 13.00! Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administrates”.

“Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike”, ka shkruar Rama./A2 CNN