Furnizimi me mallra po vazhdon normalisht pavarësisht masave ndaj COVID-19

DUHET LEXONI

Udhëtimi në Barcelonë, zbardhet mashtrimi i radhës i Erion Veliajt

Erion Veliaj ka mashtruar për paratë e udhëtimit në Barcelonë. Udhëtimi nuk u pagua nga Fusha. 2 ditë në...

Vjedhje e rëndë në një xhami në Gostivar, publikohen pamjet

Në Gostivar gjatë fundjavës është regjistruar një vjedhje në një objekt fetar, përkatësisht në një xhami. Siç njoftojnë nga MPB,...

McLaren 720S pjesë e edicionit special, të ndërtuar vetëm për pistat e Evropës

Kjo makinë do të ndërtohet në pesë versione, që t’i përshtate pesë pistave të ndryshme Super-makina McLaren 720S – me...

Në kuadër të forumeve virtuale të cilat po organizohen nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë pas situatës së pazakontë të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19, zyrtarë të Doganës së Kosovës, si dhe përfaqësues të bizneseve tregtare dhe transportuese folën për fluksin e tregtisë, transportin vendor dhe ndërkombëtar, si dhe procedurat e kalimit kufitar dhe zhdoganimeve.

Sipas një komunikate të OEAK, në forumin Tregtia në Kohën e COVID-19 u diskutuar për problemet me të cilat po ballafaqohen kompanitë vendore tregtare e prodhuese pas masave kufizuese të ndërmarra në shumë sfera me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj pandemie, e rrjedhimisht edhe gjenerimi i rekomandimeve të cilat mund të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës në përkrahje të tyre.

Bashkim Arifi, drejtor i Departamentit të Operacioneve Kufitare në Doganën e Kosovës theksoi se pavarësisht kufizimeve në burimet njerëzore, Dogana e Kosovës po realizon të gjitha funksionet e saj me kapacitete të plota, në të gjitha vendkalimet kufitare, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të mallrave, e sidomos atyre strategjike. Vështirësitë megjithatë paraqiten nga shtetet fqinje të cilat kanë kufizuar punën e personelit kyç, përfshirë edhe ato të kujdesit shëndetësor, gjë që po vështirëson kalimin kufitar.

Ai theksoi se Dogana e Kosovës ka përshpejtuar procesin zhdoganues për të mundësuar rrjedhë normale në furnizimin me mallra për qytetarët, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për panik, meqë importet e përditshme nuk do të ndikojnë në asnjë mungesë të artikujve esencialë për qytetarët, përfshirë këtu edhe grurin dhe miellin.

Avni Krasniqi nga kompania tregtare Delfin LTD, e njëherit edhe kryesues i Komitetit të Tregtisë dhe Doganave në Odën Amerikane u shpreh se sa i përket furnizimit me mallra, nuk po raportohe t për ndonjë problem kontraktual me furnitorët, duke shtuar se sfidat lidhen me qarkullimin dhe trafikun e mallrave. Si probleme kryesore ai i konsideroi kufizimet me të cilat po ballafaqohen në korridoret nga shtetet fqinje, duke e marrë parasysh se shumë shtete të rajonit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19. S

Sidoqoftë, Krasniqi cilësoi se një pjesë e madhe e furnizimit ende është duke funksionuar në mënyrë të mirë, dhe theksoi se nuk ka nevojë për panik, e as për blerje përtej nevojave.

Besir Çmega nga kompania Railtrans, u shpreh se transporti i mallrave përkundër disa pengesave është duke qarkulluar mirë.

Ai i ftoi institucionet e shtetit që të marrin në konsideratë edhe nevojat e transportueseve para marrjes së vendimeve dhe të bëjnë lehtësime përkitazi me dokumentet për transport.

Çmega shtoi se njëri ndër problemet kryesore me të cilat po përballen kompanitë transportuese, është çështja e karantinimit të shoferëve në shumë shtete, e cila po zvogëlon potencialin e dërgimit të kamionëve dhe njëkohësisht edhe disponueshmërinë e shoferëve për t’i kryer këto dërgesa. Si problem tjetër ai përmendi edhe mungesën e informimit në kohë reale nga doganat e shteteve fqinje për vendimet e tyre, ku dhe sugjeroi doganën e Kosovës të lëshojë njoftime të përgjithshme për këto ndryshime.

Çmega sugjeroi të zëvendësohet transporti rrugor me forma alternative si transporti detar ose ai hekurudhor, me shtetet të cilat këto alternativa i kanë të disponueshme, në mënyrë që të tejkalohen problemet e përmendura më lartë.

- Advertisement -
- Advertisement -

LAJMET TË FUNDIT

Lazio blindon Strakoshën, arrihet akordi për rinovimin e kontratës

Lazio blindon Thomas Strakoshën edhe për 5 vite të tjera. Duke parë interesimin e klubeve prestigjoze të Europës për të...

Mbi 100,000 të vdekur nga koronavirusi në botë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë e ka kaluar shifrën 100,000. Të infektuar llogaritet të jenë 1.6 milionë njerëz. Vdekja e parë ndodhi në...

Filipçe: Me sukses amortizohet goditja e koronavirusit, kemi rritje lineare

Shkup, 10 mars 2020 (INFOMAGAZIN) – Në 24 orët e fundit në shtet janë bërë 496 testime të Kovid-19, prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë...

Sveçla dhe Qalaj kanë bërë dhurimin vullnetarë të gjakut

Ushtruesi i detyrës së ministrist të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, i...

Epidemiologia paralajmëron qytetarët: Masat do të lehtësohen

Epidemiologia Rovena Daja, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion në A2, deklaroi se në Shqipëri “do të vijojmë ta kemi kurbën e sheshtë,...
- Advertisement -

MË SHUMË ARTIKUJ

error: Content is protected !!
%d bloggers like this: