Policia shpërndan qytetarët me forcë në Spanjë, Rama publikon videon: Zgjidhni e merrni…

0

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një video të publikuar në Facebook ka dhënë një mesazh për të gjithë ata persona që nuk binden urdhrit për të qëndruar në shtëpi në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

“KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!

O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR…

ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË” shkruan Rama.