Komuna e Gostivarit: Në kohë pandemie, militantët partiak i bllokojnë xhiro-llogarinë Komunës së Gostivarit

0

Në kohë pandemie dhe kur përmbarimi me vendim qeverie u ndalua deri në muajin qershor të këtij viti, Komunës së Gostivrait i bllokohte xhiro-llogaria. Bllokimi është bërë për borxhe të prapabetura ndaj zjarrfikësve të Gostivarit gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017 kur me pushtetin lokal nuk ka udhëhqur kjo përbërje.

Bëhet fjalë për shumë prej 100 mijë euro, të cilat para, zjarrfikësit e Gostivarit janë dakorduar t’u paguhen me këste nga ana e Komunës, por pas takimit me kryetarin Arben Taravari, partia i urdhëron çështja të kalojë në përmbarim.

Kështu veprohet dhe nga sot, Komunës së Gostivari i bllokohet llogaria.

Zjarrfikësit e Gostivarit të cilët e kanë inicuar përmbarimin, janë militantë partiak të një partie politike në Gostivar, dhe ata janë:
-Arben Veliu,
-Fatmir Shaqiri,
-iIzet Izeti,
-Izet Cana,
-Adem Selimi,
-Indir Xhaferi,
-Juksel Kamberi,
-Zijafet Rushiti,
-Hebib Fejzuli,
-Zoran Risteski dhe
Predrag Mojsovski.
Përmbaruesi i cili ka marrë vendim t’i bllokohet sot xhiro-llogaria Komunës së Gostivarit, është Jaser Asani.
Kjo nuk është hera e parë që me diektivë të kësaj partie, Gostivarit t’i shkaktohen dëme.
Po kjo parti, periudhën kur u ndërrua pushteti lokal, gostivarasit një vit i la pa buxhet komunal. Pastaj, disa herë nxënësit e Gostivarit, duke i marrë kompetecat në arsim, u shkaktoi probleme pafund në mbarëvajtjen e procesit edukatv-arsimor.
Me veprimin e sotëm, partia në fjalë dëshmoi se edhe pas dy vite e gjysëm nga zgjedhjet lokale, nuk mund të pranojë faktin e humbjes së thellë në Gostivar.
Gostivari do ja dalë edhe përskaj pengesave tuaja, pavarësisht që edhe këtë fatkeqësi që i ndodh gjithë njerëzimit në botë,partia po e keqperdore!